ADVERTISEMENT
Përbërësit:
- 1/2 kg miell misri i situr në sitë të hollë,
- 1/2 kg mazë,
- 2 dcl vaj,
- kripë.
Përgatitja:
Në tenxhere ku do të përgatitet brumi, hidhen mielli i situr në sitë të hollë dhe 1 lugë kripë. Mielli përvëlohet me aq ujë të valë, sa të laget i tëri. Hollohet brumi duke i shtuar ujë të ftohtë dhe duke e përzier me lugë ose mikser vazhdimisht.
Trashësia e brumit është e ngjashme me atë të flisë së grytë, sa të mvishet gishti. Edhe flia e misrit piqet njëlloj sikurse ajo e grytë, por duhet më tepër yndyrë dhe radhët duhet pjekur më gjatë. Shërbehet me djathë, kos, speca turshi etj.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.