Përbërësit:
500 gr patate, 350 gr mish i bluar, 1 qepë, 1 karrota, 2 speca te kuq, 500 ml uje te vale, 200 ml Salce domate, 50 ml ajkë e ëmbël ajke kuzhine(hopla per kuzhine), vegete, piper i zi, piper i kuq, magdanoz.
Përgatitja:
Grijme patatet,karroten ne katrorka,qepen sa me imet,dhe specin e grijme sipas deshires.
Mishin e fergojme ne pak vaj,pastaj shtojme melmesat si kripen,piperin,vegeten te gjitha sipas shijes.
Tek mishi qe ferght shtojme qepen e grire imet,vazhdojme me fergimin derisa te zbutet qepa.
Shtojme me pas patatet,perzijme edhe per disa minuta dhe ne fund shtojme salcen e domates,magdanozin e grirem imet,karroten e grire imet ,shtojme ujin e vale dhe ziejme ngadale per 15 minuta.
Krejt ne fund shtojme specin e grire,shtojme ajken e kuzhines dhe vazhdojme me zierjen derisa patatet te jen zbutur mjaftueshem.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.