Përbërësit:
- 400 gr mish viçi,
- 5 copa hudhër,
- 3 domate,
- 1,5 lugë salcë speci,
- 1 lugë çaji Biber i zi,
- 1 lugë çaji biber i kuq,
- 1 lugë çaji qimnon,
- 1 qepe e kuqe,
- 1 lugë vaj vegjetal,
- 2 lugë gjalpë,
- 1 lugë çaji kripë,
- ½ gota ujë të vakët,.
Përmbi:
- speca.
Hapat:
Në një tenxhere e derdhni gjalpin, vajin vegjetal dhe mishin e fërgoni në temperaturë mesatare.
Pastaj ia shtoni hudhrën, qepën, domatet, salcën, ujin, erëzat dhe kripën.
E përzieni e gjithë glazurën dhe e fërgoni mirë, pasi fillon uji të ju shterët gjellës e largoni nga zjarri.
Pastaj gjyveçin e mbyllëni me kapak dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 20 minuta pjekje.
Përmbi ia vendosni specat dhe e shërbeni nëpër pjata.
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.