Perbersit:
5 kofshë pule
3 patate
1 karrota
1 qepë
1/2 gotë bizele
3 thelpinj hudhre
1 lugë gjelle salcë domatesh
1 lugë gjelle piper i kuq
piper i zi
kripë
2 gota ujë.
Pergatitja:
Kofshët e pulës vendosini në tavë bashkë me patatet e prera trashë, karrotat, qepën e hudhrën. Shtoni edhe salcën e domates, piperin e erëzat dhe në fund ujin.
Tavën e mbuluar vendoseni në zjarr derisa të marrë valë. Më pas shtoni edhe bizelet.
Gjella është gati në momentin që janë zbutur patatet dhe është zier mishi.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.