Përbërësit:
- 400 gr mish pule
- 150 gr djathë i bardhë
- 3 feta bukë
- 2 thelpinj hudhër
- 1/4 filxhan gjalpë
- trumëz
- majdanoz
- kripë
- piper
Përgatitja:
Copëtoni imët majdanozin dhe hudhrat. Pastroni mishin e pulës nga kockat dhe lëkura. Hiqni koret e fetave të bukës me thikë dhe prejini në copa të vogla.
Kombinojini në një tas mesatar bukën me djathin e bardhë. Hidhni majdanozin, kripë dhe piper. Në një pjatë shtoni ¼ filxhan gjalpë të shkrirë.
Lyeni mishin në pjatën me gjalpë dhe më pas në tasin me bukën me erëza dhe djathë. Renditini në një tavë dhe hidhni mbi to bukën e mbetur.
Piqini në temperaturën 175 gradë Celcius për 90 minuta.
Vendosini në një pjatë për servirje dhe dekorojini me një degë trumëz.
© 2023, Emathja. All rights reserved.