Perbersit:
1 gote e 250 ml pasul
2 L ujë
1 qepë
4 thelpinje hudher
4 fletë dafine
2 karrota në rende
2 luge miell
200 ml vaj
kripë
piper
vegete.
Pergatitja:
Për një amvisë të mirë primare është që paraprakisht të dijë se çfarë do të përgatisë sot e nesër.
Kur të planifikoni për fasulet ose pasulin më së miri do të ishte që pasulin në mbrëmje ta mbulojmë me ujë të ftohët dhe të qëndroj brenda natës, në këtë mënyrë përveç që do të zihet shumë më shpejt edhe do t’i mënjanohet një lloj aciditeti që na ngacmon lukthin nganjëherë.
Pasi të ketë qëndruar në ujë natën pasulin e marrim, e shpërlajmë mirë dhe i hedhim fasulet në tenxhere ose kusi, 2 litra ujë, qepën e grirë, hudhrën, dafinën dhe karrotët e grira në rende ose të rrumbullakta.
Pastaj shtojmë kripën dhe pak vaj dhe e lëmë të ziej së pari derisa të vlojë në temperaturë më të madhe e pastaj ulim temperaturen që të vlojë sa më ngadalë.
Në këtë mënyrë do të shohim se fasulja zihet pa shteruar shumë ujë dhe nuk do të kemi nevojë të shtojmë më ujë.
Kur të jetë zier fasulja më së shumti 2 orë atëherë në tigan hedhim vajin 200ml dhe kur të nxehet vaji shtojmë 2 lugë miell dhe një lugë piper dhe ia hedhim fasuleve dhe e vendosim të qëndrojë edhe pak i mbuluar.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.