Përbërësit:
- 1 gote oriz,
- 2 gota ujë,
- 1 lugë gjalpë,
- 300 gr mish viçi,
- 3 lugë pure domatesh,
- 1 qepë,
- 1 lugë miell,
- piper të kuq,
- kripë,
- Piper te zi,
- vaj,
- ujë.
Hapat
Në një tenxhere vendosim gjalpin e djegim pak pastaj shtojmë 1 got oriz të bardhë për pilaf, me 2 gota ujë, i shtojmë kryp dhe piper të zi sipas shijes, tenxheren e mbulojmë me kapak, dhe e lëm të zihet derisa shohim që në oriz janë krijuar vrimat, ather pilafi është gati (sekreti për pilaf më të mirë, është që të zihet në zjarr mesatar dhe të kavërdiset me gjalpë).
Mishin e pastrojmë pastaj e prejmë në kube, pastaj e vendosim në vaj të nxehtë që të skuqet. E ulim temperaturen pastaj shtojmë qepët e coptuara, domaten dhe patatet.
Përbërsit i fërgojmë për 5 minuta, pastaj i shtojmë ujë (përafërshishtë 4 gota).
Gullashin e ziejmë derisa shohim që mishi është zbutur, përafërsishtë 40 minuta.
Në një enë shtojmë piperin e kuq, miellin dhe e përziejmë me pak ujë, shtojmë salcen e domateve, krypen dhe piperin, masen e përziejmë mirë pastaj e shtojmë në tenxhere.
Gullashin e ziejmë dhe për 5 minuta të tjerë, derisa lëngu të bëhet kremoz.
Në fundë orizin e servojmë të shoqëruar me gullash sipër. / Emathja.com
© 2022 – 2023, Emathja. All rights reserved.