Përbërësit:
- 500 g gjoks pule
- 1 qepë e madhe
- 2 speca jeshilë
- 1 karotë
- Erëza të përziera
- Piper i zi
- Mëlmesë keri
- Vaj
- 200 g ajkë
Përgatitja:
Në një tigan të thellë në temperaturë mesatare qesim vajin dhe qepën e grirë imët e lëmë të skuqet derisa të marrë ngjyrë ari. Shtojmë specat e grirë dhe karotën e grirë, i fërgojmë edhe për 3 minuta
Mishin e gjoksit të pulës e presim në copa të vogla në formë të kockave dhe e shtojmë në tiganin ku janë duke u fërguar perimet. Shtojmë edhe mëlmesat
Pasi t’i fërgojmë për 5 minuta, duke i përzier herë pas here, shtojmë një gotë ujë, e mbulojmë me kapak dhe i lëmë të zihen për 10-15 minuta. Pasi të zihet dhe të avullohet pothuajse i gjithë uji shtojmë ajkën, e përziejmë mirë dhe e largojmë nga zjarri
Gjella është e gatshme për ta shërbyer. /emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.