Përbërësit:
- 300 gr miell misri,
- 300 gr mish i bluar,
- 1 tharm buke i freskët,
- 4 vezë,
- 2 decilitra jogurt,
- kripë,
- Biber i zi.
Hapat:
Në enë të përshtatshme bashkohen tharmi i thërrmuar, mielli i misrit, vezët dhe jogurti i vakët.
Përbërësit e përgatitur përzihen mirë me qëllim që të fitohet një masë kompakte dhe masa lihet për të ardhur.
Masës së ardhur i shtohet mishi i bluar dhe i shtohen edhe mëlmesa sipas shijës.
Masa pastaj derdhet nëpër kallëpe për mufina dhe piqet, derisa të skuqen në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.