Perbersit:
500 gr tul viçi
500 gr domate
40 gr parmixhan i grirë
60 gr bukë
3 vezë
1 thelbë hudhër
2 lugë majdanoz
1 qepë
1 lugë borzilok
3 lugë vaj vegjetal
1 lugë sheqer
gjethe borzilok
kripë
Biber i zi.
Pergatitja:
Përzieni mishin, parmixhanin, bukën e thërrmuar, vezët, hudhrën dhe majdanozin në një tas të madh.
Kontrollojeni për kripë dhe biber, ndajeni përzierjën në toptha sa një arrë.
Fërgoni qepën dhe borzilokun në një tigan të madh me vaj, në zjarr mesatar për 5 minuta.
Shtoni qoftet dhe fërgoni për 5 minuta, derisa të marrin ngjyrë mirë, shtoni sukën e domateve, sheqerin, kripën e biberin.
Lëreni në zjarr për 10 minuta, derisa salca të trashët dhe qoftet të jenë bërë.
Përzierjën vendosni në një pjatë, shoqëroni me borzilok dhe shërbeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.