Përbërësit:
400 gr mish i bluar
1 koke qepe e kuqe
pak magdanoz i fesket i grire imet
1 vezë
pak kripë
pak piper
1 luge prezlla
pak vaj
PERBERESIT PER SHTOJCEN:
400 ml kos
2 thelpinje hedher te shtypur
pak kripë
pak biber të kuq
pak majdanoz
Pergatitja:
Ne nje ene qesim mishin e bluar,shtojme kripen,piperin e zi,magdanozin.
Perziejme mire dhe shtojme qepen te grire shume imet dhe perziejme.
Tanim shtojme vezen dhe prezlen(buke e thekur e grire-bluar) dhe perziejme.
Nga kjo mase marim me dore dhe bejme coftet dhe i fergojme ne tigan tefloni ku kemi qitur pak vaj dhe i fergojme ne te dyja anet.
Nese ka mundesi me mire akoma eshte te piqen ne skare .
Megjithate, sido qe i pjekim jane te shijshme dhe i rendisim ne nje ene ku do ti servojme.
Atehere marim kosin dhe i qesim hudhren e shtypur imet dhe pak piper te kuq sa te ndryshoj ngjyren salca e kosit dhe me kete qesim persiper cofteve dhe i servojme te ngrohta.
Nese i pjekim ne skare vetem i lyejme me vaj nga jashte dhe i pjekim ne te dyja anet mire.
Ju befte mir!
© 2023, Emathja. All rights reserved.