Perbersit:
1 brokoli
1 patate
2 lugë të gjellës miell
2 gota qumësht
kripë
Biber i zi
biber i kuq
gjalpë.
Pergatitja:
Brokolit i preni në copa të vogla, i lyeni me erëza dhe i fërgoni pak me vaj në një tigan.
Gjalpin e shkrini në një tenxhere dhe e fërgoni miellin në të, duke ia shtuar më vonë qumështin.
Brokolit dhe patatet e prera në copa të vogla, i shtoni në tenxhere duke ia derdhur edhe pak ujë.
Pas zierjës, patatet i vendosni në blendar për grimcim pastaj i derdhni prap në tenxhere duke ia shtuar kripën, biberin e zi, biber të kuq dhe gjalpin.
E përzieni e gjithë supën në temperaturë mesatare dhe e shërbeni nëpër pjata.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.