Përbërësit:
0.5 kg mish të bluar,
1 qepë,
2 vezë,
3 lugë miell,
1 lugë e mesme kripë,
1 lugë e mesme piper të kuq,
Piper t’zi.
Përgatitja:
Brumin e qyfteve të përbërë nga mishi i bluar,vezët,qepa e grirë etj. e lëmë për afër 3 orë në frigorifer. Së pari i formësojmë qyftet i fusim së pari në miell e pastaj i hedhim në tiganin me vaj të nxehtë. Qyftet e skuqura në të dy anët i nxjerim nga vaji dhe i lëmë të ftohen pak. Zakonisht qyftet servohen me pire, pilaf, qervish dhe perime të ndryshme.
Ju befte mire!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.