Perbersit:
500 gr mish pule të bluar
500 gr shpageti
1 karrota
1 qepë
pak miell
250 ml lëng pule
250 ml qumësht
100 gr djath parmezan.
Pergatitja:
Qepën dhe karrotën grijini imët dhe fërgojini në vaj ulliri derisa të zbuten.
Shtoni mishin e bluar të pulës dhe fërgojeni edhe atë derisa të zbutet.
Shtoni miellin, qumështin dhe supën e pulës dhe ziejeni masën derisa të vlojë.
Pastaj shtoni edhe parmezanin e grirë ne rende.
Shpagetit ziejini sipas udhëzimeve në paketim, kullojini dhe para servimit bëjini bashkë me salcën.
Ju befte mir!
© 2023, Emathja. All rights reserved.