Përbërësit:
- 350 gram fasule,
- 2 karota,
- 2 speca të kuq,
- 2 qepë,
- 1 lugë gjelle me kripë,
- 2 gjethe dafine,
- 2 lugë gjelle salcë domatesh,
- 2 litra ujë.
Përgatitja:
Sugjerohet që fasulet ti vendosni në ujë një ditë para, në mënyrë që të ziejnë më shpejt. Në fillim i jepni fasuleve një valë. Pastaj i kaloni në një tenxhere me ujë të vluar.
Shtoni qepët, karotat, specat, gjethet e dafinës dhe i lini të ziejnë.
Pasi kanë zier përgatisim salcën. Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën dhe shtojmë salcën e domateve. E trazojmë mirë për 5 minuta dhe më pas ia shtojmë tenxheres ku kishim fasulet. Shtoni kripën dhe e lini rreth 10 minuta në zjarr. / Emathja.com
© 2022 – 2023, Emathja. All rights reserved.