Përbërësit:
- 500 gr djathë i freskët
- 100 gr kaçkavall (gorgonzole)
- 4 speca te medha
- 1 vezë
- 1 lugë vegete
- 2 lugë vaj ulliri
Pergatitja:
Specat te tera i ziejme me uje te kripur per 5 minuta.
Pastaj specat i ndajme pergjysem dhe i pastrojme nga farat.
Perziejme djathin,vezen,vegete, dhe kaqkavallin e grire ne kubeza ose ne rende dhe me kete perzierje i mbushim specat(nese specat jane madhesi te vogel i mbushim te teren).
Specat i radhisim ne tave dhe i pjekim ne furre te nxehte 200 grade per 20 minuta..Servojme te ngrohta me mish te pjekur.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.