Përbërësit:
500 gr mish të bluar,
1 qepë,
1 gotë uji oriz të zier,
2 thelpinjë hudhër,
1 vezë,
1/2 pluhur per pjekurina,
2-3 lugë miell misri ose galetë,
krip, vegetë, biber i kuq dhe i zi.
Për salcën:
250 ml ajkë kosi,
3 vezë,
150 gr djath të fortë parmezan,
ose ndonje lloj tjetër djathi të forte apo edhe kaqkavall.
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë orizin në uje të kriposur dhe e lejmë anash të ftohet.Qepën e fërgojmë dhe e përziejmë me mishin e bluar, hudhrën, mëlmesat, orizin e zier. Përziejmë mirë dhe me dorë formojmë toptha. Deri sa t`i formojmë topthat, në zjarr qesim 2 litra ujë që të vlojnë. Pasi të vlojë uji i shtojmë topthat ne ujin që vlon dhe i ziejmë rreth 10-15 minuta. Pas kësaj kohe i nxjerrim nga uji. I radhitim në nje tepsi dhe përmbi ia qesim perzierjen prej ajke, vezëve dhe djathit. I pjekim në furrë rreth 20 minuta në temperaturë 220*C.
Uji në të cilin janë zier topthat mund të përdoret për supë.
Servohet me sallatë apo edhe patate të skuqura.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.